“Më duket sikur të njoh prej më shumë se një jetë”, Einxhel na emocionoi me dedikimin e saj për Dagz
Kor 06, 2022
Historia e bukur e dashurisë që nisi brenda ‘Big Brother’, po vazhdon edhe jashtë mes Einxhel Shkira dhe DJ Dagz.
Në të shumtën e kohës, çifti janë bashkë por edhe kur nuk janë fizikisht, ata shfaqen të pandarë nga njëri-tjetri.
Si çift i famshëm që janë, ata gjithmonë e kanë shprehur dashurinë për njëri tjetrin publikisht që nga dalja e tyre nga ‘Big Brother’.
Në rrjete sociale e në video, asnjëherë nuk munguan deklaratat romantike për njëri – tjetrin, e nuk kanë kurrsesi si të mungojnë as në këtë ditë kur Dj Dagz feston 30 vjetorin e lindjes.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Einxhel ndau disa nga momentet e tyre të para të tyre dhe na emocionoi me dedikimin e saj për Dagz.
“Uroj të kesh jetën e gjatë sepse unë s’kam ndërmend të jetoj pak dhe s’kam ndërmend të jetoj asnjë ditë më pa ty,” ishin disa nga fjalët emocionuese të Einxhel.
Shumë urime, ju shkoftë jeta gjithmonë kështu. /Prive.al