Lokacioni i klipit të Kidës e Butrintit, shtëpia ikonike e serialit të njohur turk

By

Pak ditë më parë, Butrinti dhe Kida sollën dy projekte në një.

“AM/PM” erdhën duke plotësuar çdo shije të publikut e duke konfirmuar faktin se bëhet fjalë për mega hite.

Përpos në muzikë, projektet ishin tejet të arritura edhe në aspektin e videoklipit.

E është një detaj shumë interesant sa i përket lokacionit të xhirimeve.

Për projektin e parë, “AM”, Kida dhe Butrinti kanë marrë rrugë drejt Turqisë.

Ata kanë xhiruar në shtëpinë ikonike të një prej serialeve më të njohura turke.

Bëhet fjalë për shtëpinë në serialin “Kara Sevda”. Në serial, ajo është shtëpia e një prej protagonistëve kryesor të të gjithë ngjarjes, Emirit.

Sigurisht, xhirimi në një lokacion të tillë nuk është diçka e lehtë por në kërkim të më të mirës, Kida dhe Butrinti ia kanë dalë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm