Pak ditë më parë, Stresi u lirua nga burgu.
Reperi ishte i mbyllur për disa muaj për shkak se u kap me drogë dhe armë, në fund të vitit të kaluar në një hotel në Tiranë.
Artisti tashmë i është rikthyer normalitetit dhe këtë e ka bërë të ditur përmes postimeve në Instagram.
Pasi paralajmëroi këngë të re meqenëse “Të du Mom” ishte kënga e tij e fundit, ai bëri me dije se është kthyer në palestër përmes një posti në Instagram.
Nëse nuk e dini, Stresi është i martuar me Kejsin e cila e ka kujtuar çdo ditë në rrjete sociale dhe i dëshmonte se sa shumë e do./Prive.al