ME ÇKA DO TË SURPRIZOJNË ENCA E DHURATA, PAS ERËS E KIDËS?!

By

Viti 2014 lirisht mund të cilësohet si viti i prurjeve të reja mjaft të suksesshme. Vëmendja nuk ishte më tek këngëtarët e afirmuar por tek yjet e reja që po lindnin.

E katërshja që mori fokusin gjatë 2014-tës Kida, Era, Enca dhe Dhurata Dora janë gati edhe për këtë vit.

Kida sërish mori hapin e para dhe lançoi në Prive, ‘Boni zo’ para disa javee cila menjëherë u bë refren në të gjitha vendet shqipfolëse.

Të shtunën po ashtu në Prive, Era publikoi klipin e ri ‘Njo si ti’ që po pëlqehet nga të gjithë dhe që nga data 9 maj ka grumbulluar 300 mijë shikime.

Por sytë shumë shpejt do të kthehen tek Dhurata Dora e cila mesa duket do të jetë e treta nga katërshja e të reja që bën ‘boom’.

Dora ka paralajmëruar projektin e ri që shumë shpejt do të jetë gati për transmetim.

Teksa Dhurata po bëhet gati edhe Enca ka ndërmend një projekt që do na habis.

A do të jetë edhe ky vit i kësaj katërshe do e zbulojmë pas sezonit të nxehtë ku edhe këtë vit ka mjaft projekte që do pushtojnë industrinë muzikore shqiptare./Prive.al

Artikuj të ngjashëm