STUPCAT për vrap me një politikane ?! (FOTO)

By

Aktorët e mirënjohur të humorit Stupcat, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi në disa fotografi të publikuara  shihen se janë duke bërë vrap edhe atë nën shoqërinë e kryetares së komunës së Gjakaoves, Mimoza Kusari-Lila.

Atmosfera duket shumë e ngrohtë dhe natyrisht nuk mungojnë as batutat e ndryshme  nga humoristët  shqiptarë. Ata gjinden në një pjesë malore të rrethinës së Gjakovës dhe këtë vrap nuk kan hezituar ta quajnë “Gjakova Marathon”

Nuk është hera e parë që zonja Mimoza Kusari-Lila është pjesë e aktiviteteve të këtij lloji pasi që ajo është antare e klubit  “Gërmia 555” një grup i cili merr pjesë në shumë aktivitete të vrapimit, por duket se tashmë edhe Stupcat i’u kanë  bashkangjitur  grupit.

Se a do të jenë Vedati e Osmani pjesë edhe në aktivitetet tjera të ngjashme kjo mbetet të shihet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm