Kur e ku do të pushojnë Vip-at tanë?

By

Projekte të mëdha të krijuara për publikun, kjo padyshim që është një punë e madhë e artistëvë tanë.

Te shumtë janë  ata artistë qe gjatë sezonës pothuajse e harrojnë vetën e tyre.

Të angazhuar në mbremje muzikore, dasma ,e ahengje të ndryshme, kështu edhe mbaron kjo stinë e ngrohtë.

Por brenda mundësive kohore , këngëtarët kanë gjetur kohë edhe për veten dhe familjen.

Prive.al ka kontaktuar disa nga artistët tanë të cilët kanë treguar planet e tyre për pushime.

Këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu tha i pyetur për pushime u shpreh: “Jam i angazhuar me projekte të reja, por edhe me evente muzikore. Sa i përket pushimeve mendoj ti filloi në Shtator”.

Kur jemi tek mbrëmjet muzikore, ka vite me radhë që muzikanti Robert Berisha ishte i angazhuar çdo sezonë, duke pasur pak mundësi pushimi.

Roberti ka filluar karrieren e tij si këngëtar e që po rezulton të jetë mjafte e suksesshme duke pasur parasysh  dy projektet që ka sjellur e që për një kohë të shkurtër po dëgjohen mjaft shumë, madje janë shndërruar në hite.

Këngëtari i ‘MIA’ e ‘Qysh pe lojna’, detin e ka shijuar vetëm gjatë xhirimit të videoklipit të fundit teksa për Prive.al tha së pushimet do ti vazhdoje në Shtator.

Një tjetër sezonë e ngarkuar po rezulton të jetë edhe për anëtarin e grupit Etnon, Milot Hasangjekaj.

Miloti në Korrik e Gusht është i angazhuar në shumë mbrëmje muzikore, ai për Prive.al tha së planifikone që në shtator të udhëtojë drejt Turqisë me familje për pushime.

E në këtë muaj planifikon t’i marr energji edhe këngëtarja Lule Mustafa e cila për Prive.al zbuloi që do t’i filloi pushimet nga data 6 Shtator.

Një tjetër këngëtare shume e njohur dhe e dashur nga publiku,e cila është mjaft e angazhuar në evente të ndryshme muzikore është Rovena Stefa.

E padyshim që nje pushim do të ishte i nevojshëm edhe për të marrë shkas nga fakti se çdo natë e gjen Rovin diku në trojet shqiptare duke argëtuar mysafirët në dasma.

“ Ky sezon ka filluar me shumë angazhime, evente të ndryshme si në Kosove ashtu edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të dasmave dhe mbrëmjeve tjera muzikore, kam planifikuar të bëj pak pushim në jug të Shqipërisë, konkretisht në Vlore, pasi nëna ime ka edhe origjinën andej”, u shpreh këngëtarja Stefa.

Si duket muaji Shtator është i përshtatshem për artistet tanë të cilët jane shumë aktiv në tregun muzikor.

Me gjithë këto angazhime në argëtimin e të tjerëve, këngëtarët meritojnë pushim të këndshëm edhe për vete./Prive.al

Artikuj të ngjashëm