Dje në Prishtinë ai e ka festuar përvjetorin e dytë të lindjes së tij dhe familja e tij s’mund të ishte më e lumtur se kaq.
Bëhet fjalë për Uliksin, djalin e Adelina Ismajlit dhe Val Krasniqit, i cili i mbushi plot dy vjet jetë.
Ndërsa në festën e ditëlindjes së tij, ai u kujdes që t’i argëtonte vet mysafirët e tij të ditëlindjes, duke kënduar me mikrofon.
Uliksi i vogël që tani shpalosi tendencat për tu marrë me muzikë, sepse siç thotë edhe populli “dardha pik nën dardhë” – s’kishte nga të dilte meqë e ëma e tij është një këngëtare. /Prive.al