Fituesi i edicionit të parë të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Stresi duket se është më i përkushtuar se kurrë në sjelljen e projekteve të reja muzikore për fansat e tij.
Reperi ka njoftuar datën e lançimit të albumit të tij më të ri, i cili do të titullohet “Archimed”.
“Archimed” do të publikohet me datë 1 qershor të këtij viti, derisa detaje të tjera nuk janë zbuluar akoma.
Reperi nga Shqipëria ka publikuar një sërë projektesh që pas triumfit në BBVK, e ndër më të suksesshmit rezultoi të jetë kënga që e ka nisur përgjatë eksperiencës në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
“Kosovë-Shqipni”, numëron mbi 1 milion klikime në kanalin zyrtar të Stresit në YouTube, dhe e njëjta është e publikuar vetëm me fotografinë e reperit dhe me titra.