Muaj më parë argëtoi me muzikën e tij ata që morën pjesë në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Më herët edhe kishte kënduar në fushatë, për të vazhduar me këtë punë edhe në këto zgjedhje.
Reperi kosovar MC Kresha, i është bashkangjitur fushatës së Partisë Demokratike.
Këtë e ka bërë me dije ardhja më e re në PDK, Arbana Xharra, e cila në profilin e saj në Instagram, ka publikuar një fotografi në shoqëri të reperit.
“Fillimi i Ri”, ka shkruar në përshkrim ish-gazetarja, duke lënë të nënkuptohet se ata që do ndjekin tubimet e PDK-së, do dëgjojnë muzikën e Kreshës. /Prive.al