Ishte vetë e ftuar në ceremoninë e inagurimit dhe ballon që pasuan pas zgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve por duket që kapaku është mbushur për modelen shqiptare Emina Çunmulaj.
Ajo ka reaguar sot, për të parën herë me shumë neveri ndaj një vendimi të Trump për të përjashtuar gjithë transgjinorët nga ushtria amerikane.
Si asnjëherë tjetër meqenëse nuk preferon të pozicionohet politikisht, Emina ka shfrytëzuar Instagramin për të thënë mendimin e saj.
‘Dua të vjell. Ndihem e sëmurë. Më falni por s’mund të rri më e heshtur. KY NUK ËSHTË PRESIDENTI IM’ – shprehet mes tjerash bukuroshja.
Ndryshe, njohja me Donald Trump për Eminën zanafillat i ka në agjensinë e tij të modeleve dhe fryma e mirë dukej të ishte transmetuar edhe pas debutimit të biznesmenit në politikë. Megjithatë, kur mbushet kupa duket se vend për respekt nuk ka më. /Prive.al/