Këngëtarja Fjolla Morina në Muajin e Shenjtë të Ramazanit duket se do t’i përkushtohet me kohë të plotë fesë.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka ndarë momente duke lexuar literaturë fetare teksa shihet e mbuluar.
Me gjasë, edhe këtë vit, Fjolla është në listën e këngëtarëve të cilët agjerojnë Ramazanin nga të cilët veçojmë Gold AG, Leonora Jakupin, MC Kreshën, Lyrical Son, Don Arbas, aktorin Naser Rafuna e të tjerë. /Prive.al