Ekskluzive: Cozman në lidhje me një vajzë nga Tirana?! (FOTO)

By

Që prej ndarjes nga Tuna, lajmet ku Cozman përflitej për lidhje të reja nuk është se kanë munguar.

Të shpeshta kanë qenë edhe fotot ku reperi i Babastars shfaqej i afërt me femra të ndryshe, por përtej flirteve diçka serioze nuk ka pasur.

E gjërat u dukën se morrën një zhvillim të ri në një prej fotografive të fundit ku Cozman shihej me Albert Krasniqin, ish-Miss Kosovën Besa Gashin, Marshall Jungle e një tjetër mik.

Fakti se secili kishte përkrah nga një femër bëri që të lindin dilemat për një lidhje të re të Cozman falë edhe bukuroshes që kishte përkrah.

Prive.al ka investiguar më detajisht për relacionin dhe ka arritur të kuptojë se bëhet fjalë për një vajzë nga Shqipëria (emër i njohur për redaksinë).

Megjithatë siç mëson Prive nga burime të sigurta pranë reperit, Ylberin duket të mos e lidh aktualisht asgjë më shumë se një miqësi e mirë falë personave të përbashkët me të cilët njihen. Kjo është e vërteta teksa mbetet të shihet me kohën se si do rrjedhin gjërat. /Prive.al/

F

 

Artikuj të ngjashëm