Moderatorja shqiptare Luana Vjollca, ka rrëfyer plot të pathëna për jetën e saj në një intervistë dhënë një gazete online.
Vjollca që tani hyn edhe në kategorinë e këngëtareve, e ka nisur karrierën duke qenë modele, e cila ishte zbuluar rastësisht nga një dizajner mode në Shqipëri, kur ajo ishte 14 vjeçare.
“E kisha humbur babain kur isha vetëm 11 muajshe, kështu që nëna ime u desh të na rriste mua dhe 3 motrat e vetme. U zbulova rastësisht siç ndodh zakonisht dhe i jam shumë falënderuese zotit për çdo ditë që ma ka dhënë këtë mundësi”, ka thënë Vjollca.
Ajo, madje ka treguar se kur ishte 14 vjeçare, kishte arritur të siguronte edhe pak të ardhura për familjen.
“Isha në një sallon bukurie afër shtëpisë time, kur një dizajner mode më vërejti dhe më ofroi të bëhesha imazhi i kompanisë së tij. Isha vetëm 14 vjeçare atëherë dhe galë kësaj shance unë isha prezente në televizion e revista. Isha shumë e lumtur që mund të fitoja për ta ndihmuar edhe familjen”, ka thënë ajo. /Prive.al