Pas daljeve nga “Big Brother VIP”, interesim i madh nga ana e ndjekësve është sa i përket rrjedhës së raporteve të ndërtuara jashtë.
Një ndër raportet që po ngjallë më së shumti interes është ai i Sarës dhe PM.
Dyshja po vazhdojnë lidhjen që po iu shkon për mësysh.
Përgjatë kësaj kohe, PM po qëndron gati me kohë të plotë në Tiranë.
Në kërkesën e fansave për një fotografi të përbashkët, mbrëmë Sara është shprehur:
“Bashkë jemi. Po hamë pizza dhe do shohim një film”
Me kaq ajo e ka “qetësuar” pjesën e fansave që duan t’i shohin në vazhdimësi bashkë. /Prive.al