Gjëja më e vlefshme e më e rëndësishme në jetë për secilin njeri natyrisht se është familja.
Njejt ndodh edhe me fytyrat tona publike të cilët pikë të dobët e kanë familjen.
Muaj më parë njëri nga reperat më të famshëm të skenës sonë fitoi epitetin e të qenurit ‘Dajë’ pasi që motra e tij u bekua me një vajzë të vogël.
Prayla është emri i mbesës së reperit Noizy i cili me ardhjen në jetë të saj ndjehet edhe më i lumtur.
Relacioni i tyre është mjaft i afërt teksa nuk mungojnë as momentet e bukura së bashku.
Natyrisht që ato momente reperi i ndan edhe me ndjekësit e tij nëpër rrjete sociale teksa njejt veproi edhe sot duke publikuar një fotografi në Snapchat ku shihej krahas mbesës së vogël. /Prive.al/