Mbahet sërish në Cyrih festivali shqiptar në ambient të hapur

By

Pas anulimit verën e kaluar për shkak të Covid-19 ngjarja madhore dy-ditore do të mbahet sërish në stadiumin Hardturm të Cyrihut.

Më 4 dhe 5 shtator, do të zhvillohet për herë të dytë “Alba Fetival“, i cili do të sjellë në stadiumin Hardturm në Cyrih, disa nga yjet më të mëdhenj të skenës muzikore të Kosovës dhe Shqipërisë, bëjnë të ditur për albinfo.ch organizatorët.

Me mbi 20,000 vizitorë, alba Festival është festivali më i madh nën qiell të hapur, me yje ndërkombëtarë nga Hip-hopi i Kosovës dhe Shqipërisë, nga R’n’B dhe skena e muzikës pop në Zvicër dhe Evropë.

Të kujtojmë: Në edicionin e parë, të mbajtur në vitin 2019, në këtë festival ishte paraqitur me disa këngë edhe ylli i madh i muzikës botërore, Rita Ora, shkruan albinfo.ch.

Pas anulimit të festivalit verën e kaluar për shkak të Covid-19 ngjarja madhore dy-ditore do të mbahet sërish në stadiumin Hardturm të Cyrihut.

Këngëtarët që do të marrin pjesë këtu janë pjesë e ranglistave ndërkombëtars dhe, sipas statistikave të Spotify, janë ndër më të transmetuarit edhe në Zvicër. Bëhet fjalë për artistë të zhanreve pop dhe hip-hop me rrënjë nga Shqipëria dhe Kosova.

Formacioni i edicionit të dytë të Alba Festival-it përfshin mbi 15 emra të mëdhenj të muzikës kombëtare dhe ndërkombëtare nga Kosova dhe Shqipëria.

Këtë vit, një i tillë është Dardan Aliun aka DJ Regard. Kënga e tij në stilin Deep-House, “Ride It” u bë virale kryesisht përmes TikTok, në bazë të të cilës janë realizuar rreth 4.1 milionë video.

Po ashtu Super yll kosovar Ledri Vula është në skenën e Alba Festivalit për herë të dytë këtë vit./albinfo.ch/

Artikuj të ngjashëm