Xhensila emocionohet nga ky veprim i fansave: “Jeni bekim për mua”

By

Ka disa vjet në skenë, dhe Xhensila Myrtezaj ka rreth vetes fansa që janë shumë të kujdesshëm dhe të këndshëm.

Këtë e dëshmon edhe një gjest i fundit të cilin ajo e ndau në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo tregoi një befasi të këndshme që e mori nga ata, teksa kishin shkruar një lutje për të, Besin dhe Ajkën në Kishën e Shna Ndout në Laç.

“Për Xhensilën, Besin dhe Ajken. Zoti i ndihmoftë në çdo hap të jetës së tyre. Qofshin familja më e lumtur në botë”, ishte lutja për familjen e Xhensilës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm