Më poshtë po ju sjellim disa maska shumë efektive që të keni flokët që gjithmonë keni dëshiruar.
E mira e këtyre maskave është që mund t’i përgatisni në shtëpi, në shumë pak minuta dhe nuk do t’iu kushtojnë shumë.
Vendosni këto maska, mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë, ndizni disa qirinj dhe lëreni veten të relaksoheni pas një dite të gjatë pune.
Ju e meritoni atë!
Maska me avokado
Përbërësit:
1 avokado
2 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
Shtypeni një avokado në një enë, derisa të krijohet një pastë homogjene.
Më pas, shtoni vajin e ullirit në avokadon e shtypur paraprakisht dhe përzieni mirë masën.
Aplikojeni maskën në flokë dhe lëkurë të kokës duke u fokusuar më shumë në majet e flokëve.
Mbuloni flokët me një kapele dushi ose qese dhe lëreni të qëndrojë kështu për 30 minuta.
Në fund, shpëlani flokët me ujë të ftohtë dhe lani me shamponin që e përdorni zakonisht.
Rezultatet e maskës: Si vaji i ullirit, ashtu edhe avokado, kanë veti hidratuese, që do të bëjnë flokët tuaja përpos të shëndetshme, edhe plot shkëlqim.
Avokado po ashtu përmban biotin, një vitaminë që redukton dëmtimet e flokëve dhe i bën ato më të forta.
Maska me fara liri
Përbërësit:
1 filxhan ujë
2 lugë gjelle fara liri
Përgatitja:
Zieni ujin në një tenxhere dhe më pas shtoni farat e lirit në të.
Vazhdoni ta zieni këtë përzierje në temperaturë të ulët-mesatare derisa uji të bëhet i trashë.
Më pas, largojeni tenxheren dhe lëreni të ftohet.
Kur masa të trashet, aplikojeni në flokë dhe lëreni të qëndrojë kështu për një orë.
Në fund, lani flokët me shamponin që e përdorni zakonisht.
Rezultatet e kësaj maske: Farat e lirit janë të pasura me acide yndyrore Omega 3 që do të ushqejnë flokët tuaja dhe do të rrisin elasticitetin e tyre.
Kjo maskë po ashtu ndihmon me zbokthin, ekzemën dhe problemet tjera të lëkurës së kokës.
Maska me vaj kokosi
Përbërësit:
2 luge gjelle vaj kokosi
2 lugë gjelle xhel aloe vera
3-4 pika të vajit të livandës
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit në një enë.
Aplikojeni këtë përzierje nga rrënjët deri në majet e flokëve.
Mbulojeni kokën me një peshqir dhe lëreni të qëndrojë kështu për një orë.
Në fund, shpëlani flokët me ujë të vakët.
Efektet e kësaj maske: Kjo maskë bën mrekulli në ushqimin e flokëve duke bërë kështu që ato të jenë plot volum dhe shkëlqim.
Ndihmon po ashtu edhe në parandalimin e rënies së flokëve.