Martohet ish-partneri i Fjolla Morinës

By

Ishin shndërruar në kryetemë të mediave disa kohë më parë me incidentin në një prej qendrave tregtare të Prishtinës.

Shumëkujt i kujtohet rasti i përleshjes së Fjolla Morinës dhe babait të vajzës së saj të dytë, Alayah në prani të personave të shumtë në kryeqytet.

Nga ajo kohë, nuk dëgjuam më për dyshën që rrugët i ndanë shpejt por duket që ka të reja!

Babai i vajzës së këngëtares ka kurorëzuar mbrëmë dashurinë me Zana Aliun në një ceremoni ultra luksoze ku çdo gjë ishte e menduar deri në detaje.

Eventi ka qenë privat mirëpo nga të pranishmit janë postuar fotografi që tregojnë investimin marramendës në ceremoni.

Ndryshe, Flamuri dhe Zana ishin fejuar kur Fjolla ishte akoma shtatzënë me Alayah teksa si një nënë e vetme, këngëtarja e njohur po e rritë vajzën pa përmendur kurrë babain i cili ende pa ardhur në jetë, u largua nga jeta e vajzës. /Prive.al/

Image result for flamur aliu zana aliu

Foto: Flamuri dhe Zana, çifti i martuar mbrëmë

Foto: Dasma luksoze

Artikuj të ngjashëm