Në një situatë ku dasmat janë të ndaluara, një prej dizejnatoreve më të njohura shqiptare e ka gjetur mënyrën.
Fjala është për Diana Qerimin që ka kurorëzuar dashurinë me personin e zemrës, jo në Kosovë por në Shqipëri.
Me një numër të kufizuar të të ftuarve, Diana dhe partneri i saj, Drenin i kanë thënë po njëri-tjetrit në një ambient të hapur.
Fotografitë nga eventi janë publikuar prej të ftuarve, mes të cilëve është edhe këngëtarja e njohur Kida.
Shumë urime! /Prive.al