Ajo fitoi zemrat e publikut duke luajtur rolin e nuses së shtëpisë në serialin e famshëm “Çka ka shpija”.
Aktorja Fiona Gllavica, apo siç njihet për të gjithë “Pajtesa”, mbrëmë është martuar prej vërteti…
Në një ambient të bukur jashtë Prishtinës, ajo kurorëzoi dashurinë me të fejuarin e saj Arbnor Pacolli, ndërsa po shkëlqente si nuse.
Prive ka siguruar një video, ku Gllavica shfaqet duke u shoqëruar nga babai i saj drejt altarit, ku po e priste bashkëshorti i ardhshëm dhe po ashtu, kryetari Shpend Ahmeti, i cili edhe e kurorëzoi ligjërisht dashurinë e çiftit të ri.
Me një fustan me prerje prej princeshe i cili shkëlqente gjithandej, Fiona po dukej e mahnitshme derisa shfaqej shumë e lumtur e e buzëqeshur. /Prive.al