Martohet aktorja e njohur Eliona Pitarka

By

Aktorja e humorit Eliona Pitarka, ka zgjedhur të kurorëzojë dashurinë me bashkëshortin në 1-vjetorin e vajzës së tyre Gala.

Disa ditë më parë përmes postimeve në Instagram, aktorja zbuloi se së shpejti do të bëhet nuse, duke ndarë pamje nga festa e beqarisë.

Ka qenë vetë aktorja që ka ndarë mbrëmë pamje nga ceremonia e martesës, ku ka treguar dhe bashkëshortin, me të cilin e kanë mbajtur jetën e tyre private jashtë vëmendjes së mediave.

Më poshtë mund të shikoni pamje nga dasma e tyre e mbrëmshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm