Martohen Blero dhe Afrona ?!

By

Një postim në rrjetin social Instagram ka ngjallur një varg dyshimesh për një martesë të mundshme mes Bleros dhe Afrona Dikës.

“Sekreti i një martese të lumtur  mbetet sekret” – ka shkruar Afrona në imazhin ku Blero shihet i veshur me kostum.

Supozohet se bëhet fjalë për një ceremoni sekrete të zhvilluar në Prishtinë javën që lamë pas mes një rrethi prej 30 personash, megjithatë nuk dihet ende qartë se çfarë ka ndodhur konkretisht.

Ajo që vlen të ceket është se bukuroshja, ka qëndruar në Kosovë për vetëm 24 orë për të marrë më pas rrugë drejt Zvicrës.

Nëse një gjë e tillë realisht ka ndodhur, atëherë do shënonte martesën e dytë të Bleros pas një viti e gjysmë nga ndarja me aktoren Teuta Krasniqi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm