Njëri ndër DJ më të famshëm në botë të momentit, Martin Garrix, erdhi te dielën në Kosovë.
Artisti me famë botërore, u ftua të performonte për kosovarët nga “Sunny Hill Festival”, që mblodhi në Prishtinë disa nga artistët më të njohur ndërkombëtarë e edhe ata vendorë.
Garrix që vjen nga Holanda në Kosovë e ka për herë të parë, ndërsa gjatë konferencës për media të dielën, ai tha edhe fjalë të mëdha për Dua Lipën, me të cilën ai ka edhe një bashkëpunim që është një hit botëror.
“Dua Lipa është gjeni”, ka thënë Garrix, i cili me këngëtaren ka realizuar një top këngë të quajtur “Scared to be lonley”. /Prive.al