Tashmë janë bërë disa javë prej kur edhe startoi pas rreth dy vitesh pauzë seriali shumë i pëlqyer ‘Kafeneja Jonë’.
Me rifreskime në kastin e aktorëve, seriali duket se është bërë edhe më atraktiv nga periudha kur u ndalua befasishëm.
E nga viti 2014 gjërat kanë ndryshuar edhe në trendet e rrjeteve sociale meqenëse ka një ‘invazion’ më të shtuar të përdorimit të tyre.
Si rrjedhojë, edhe aktorët e serialit nuk po ‘durohen’ pa ndarë pak nga skenat para publikimit në Gjirafa.com.
Në një postim nga aktori i njohur Donat Qosja – Naimi, shihet se në episodin e rradhës do ketë një martesë në serial, me gjasë të tij. /Prive.al/