U fejuan në një edicion reality show të emisionit Prive, dhe që atëherë janë të pandashëm pavarësisht, se patën disa kriza në çift që u vërejtën edhe në publik.
Por Blero e e fejuara e tij, modelja Afrona Dika, janë shumë të dashuruar dhe të lumtur saqë planet për të ardhmen nuk mungojnë e dyshja, ka blerë edhe një apartament në Prishtinë.
I ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, Blero ka rrëfyer se nuk e ka plan që së shpejti të martohet me Afronën dhe se ka ende kohë, meqë ajo punon në Zvicër.
Ndiqeni të plotë emisionin NIN në Klan Kosova: