Ka tashmë dy vite që kur ka filluar lidhja e Dua Lipës dhe Anwar Hadid.
Por sipas një raporti të ri, lidhja e yllit të popit dhe Anwar Hadid është në krizë.
Këngëtarja, 26 vjeçare dhe vëllai i vogël i Gigi dhe Bella Hadid, Anwar 22 vjeçar, nuk janë parë së bashku për gati gjashtë javë për shkak të orareve të tyre të zënë të punës, raporton ‘Daily Mail’.
“Çifti hodhi idenë për të bërë një pushim me romancën e tyre muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të jenë të ndarë po rezulton e vështirë. Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë”, tha një burim.
Dua thuhet se ka qenë duke incizuar albumin e saj në Londër dhe në Los Angeles, ndërsa Anwar ka qenë në New York.
Anwar së fundmi tha në një postim në Instagram, se ai është mirënjohës për të dashurit që “më udhëheqin hapat, duke më lejuar të mësoj të jem i lumtur me veten time”.
Dyshja filluan të takoheshin në qershor të vitit 2019, dhe e kanë shfaqur romancën e tyre në rrjetet sociale që atëherë.
Duke folur për romancën e saj me Anwar për revistën ‘Rolling Stone’, ylli tha në fillim të këtij viti: “Unë jam shumë rehat në marrëdhënie, më shumë se në çdo tjetër”.
Dua diskutoi gjithashtu se si çifti kaloi një pjesë të vitit 2020 duke u izoluar në fermën familjare të Anwar në Pensilvani, duke pranuar se i pëlqente ritmi i qetë i jetës dhe gjithashtu përdori mundësinë për të përmirësuar aftësitë e saj në kalërim.
As Dua dhe as Anwar nuk u janë përgjigjur thashethemeve që qarkullojnë për krizë në lidhjen e tyre.