Një numër milionësh është regjistruar nën videon e këngës së Butrint Imerit në Youtube.
Ai ka arritur që me projektin “Bella”, të marrë klikime me një numër tetë shifror, në vetëm pak kohë nga publikimi.
Për këngën e Butrintit, për një muaj kanë klikuar 10 milionë e 600 mijë njerëz. Kjo për këngëtarin është arsye për festë dhe arsye për tu ëmbëlsuar pak.
Një tortë e madhe e përgatitur enkas për të, ka shënuar këtë sukses të këngëtarit, ndërsa imazhin e kësaj torte, ai e ka publikuar në profilin e tij në Instagram, duke u shfaqur prapa tortës me një buzëqeshje gjigante që simbolizon lumturinë e gëzimin e tij. /Prive.al