Ledri vazhdon mesazhet: E ardhmja sipas tij s’duket premtuese

By

Ledri Vula befasoi të gjithë kur hoqi në tërësi postimet në Instagram duke zgjedhur të veprojë si Dua Lipa që kapitullin e ri në karrierë e asocioi me një ‘spastrim’ të ngjashëm nga profili.

E Ledri nuk ka vonuar shumë për t’iu kthyer postimeve mirëpo jo përmes fotografive ku shfaqet ai.

Ledri po poston vargje të një teksti, që me gjasë do jetë nga kënga e tij më e re.

E fundit, ka qenë një pjesë ku reperi duket mjaft skeptik për të ardhmen e mbushur me ‘modele, dizajnera e fashionista’ dhe pa doktorë.

Duket se këtë herë në muzikë Ledrin do ta shohim mjaft më ndryshe,me doza revolte dhe kriticizmi./Prive.al

Artikuj të ngjashëm