Modelja e famshme është shtatzënë – gjininë do ta kuptojë kur foshnja të mbushë 18 vjet

By

Emily Ratajkowski ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Modelja 29-vjeçare ndau lajmin e lumtur me revistën Vogue. Ylli gjithashtu tha se shpreson ta rrisë foshnjën e saj në një mjedis neutral ndaj gjinisë, sepse ajo nuk dëshiron të ‘detyrojë stereotipet gjinore’ mbi fëmijën e saj të ardhshëm.

Ajo duket është shtatzënë mbi katër muaj; babai është bashkëshorti i saj 33-vjeçar, producenti Sebastian Bear-McClard me të cilin ajo u martua në vitin 2018.

Modelja sqaron edhe vendimin e saj për të mos zbuluar gjininë:

“Duhet kuptuar që mundësitë janë shumë më komplekse se me çfarëdo organi gjenital që mund të lindë fëmija ynë: e vërteta që në fund të fundit nuk kemi ide se kush – në vend se çfarë – po rritet brenda barkut tim. Kush do të jetë ky person?” /Prive.al

Burimi: Daily Mail

Artikuj të ngjashëm