Kjo e Dielë e riktheu këngëtaren Filloreta Raçi në festivalin ‘Kënga Magjike’.
Pas suksesit të vitit të kaluar me baladën ‘Psikopatja jote’ në bashkëpunim me MC Kreshën, këtë herë, Fifi erdhi solo.
Kënga me të cilën ajo po garon titullohet ‘Marova’, tekstin e ka shkruar vetë këngëtarja ndërsa këngë është produksion i Threedots.
Kujtojmë se përpos këtij projekti muzikor garues në festivalin e Ardit Gjebreas, Fifi ka publikuar edhe një duet me ikonën e muzikës popullore, Remzije Osmanin. /Prive.al