Një prej prezantueseve më të njohura shqiptare Marina Vjollca është aktualisht edhe një ndër femrat më të ndjekura në rrjete sociale.
Ky fakt e bën atë natyrisht edhe mjaft të përfolur në mediat rozë pasi që me tërë ata ndjekës nga prapa jeta e saj nuk është më edhe aq ‘private’.
Përveç këtyre gjërave edhe lidhja e saj me reperin e famshëm Getoar Selimi e ka shndërruar atë në një person mjaft të ‘kërkuar’ nga portalet.
E dita e sotme nuk ishte më e mira për të pasi hasi në një problem të vogël nga i cili u acarua shumë.
Bëhet fjalë për trafikun e ngarkuar të kryeqytetit shqiptar i cili e mbajti atë të bllokuar për një kohë, gjë që e shtyu që këtë ndodhi ta ndajë edhe me ndjekësit e saj në Instagram. /Prive.al/