Moderatorja e famshme shqiptare, Marina Vjollca, këtë të enjte u bë 28 vjeçare.
Në këtë ditë të veçantë, bashkëshorti i saj i njohur Getoar Selimi, ka bërë urimin më romantik të mundshëm për gruan e tij.
Çifti që u martuan në shtator të vitit të kaluar, gjithmonë përçojnë harmoni e lumturi, ndërsa se sa i dashuruar është Geti, e tregon urimi i tij për Marinën.
“Për botën, ti mund të jesh vetëm një person. Por për mua, ti je bota. Urime ditëlindjen mbretëresha ime”, ka shkruar reperi në gjuhën angleze, duke publikuar edhe një fotografi të Marinës. /Prive.al