Njëra ndër këngëtaret më të talentuara e më të vlerësuara shqiptare, Manjola Nallbani, mbrëmë në Tiranë ka mbajtur koncertin e saj recital.
Këngëtarja e cila është edhe profesoreshë në Akademinë e Arteve në Tiranë, në skenë është ngjitur edhe me kolegët e saj.
Në mesin e të ftuarve ishte edhe Shkëlzen Jetishi e po ashtu edhe miket e saja, Eli Fara dhe Aurela Gaçe.
Ndërsa ajo ka kënduar këngët e saja të publikuara ndër vite, kolegët e pranishëm në publik i kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram momentet nga koncerti i Manjolës. /Prive.al