Manipulime në emër të Soni Malajt

By

Fundviti përbën një periudhë mjaft profitabile për artistë dhe  lokale të caktuara tëk të cilat një pjesë e madhe e rinisë zgjedhin të argëtohen në netët festive.

Por, paralelisht me mbrëmjet e shumta dhe përfitimet e ‘cmendura’ të këngëtarëve duket se të pranishme janë edhe dallavaret.

Një manipulim i pastër me emrin e këngëtares Soni Malaj është shënuar së fundmi.

Figura e këngëtares së njohur është keqpërdorur duke u paraqitur rrejshëm si prezente në një mbrëmje muzikore të paraparë në Lezhë.

Ndaj eventit mashtrues ka reaguar Soni përmes rrjeteve sociale ku mes tjerash shprehet:

Me vjen shume keq per publikun,qe paguan bileten dhe mashtrohen ne kete menyre.Turp per organizatoret

Artikuj të ngjashëm