Ajo shpesh e përmendte ne rrjete sociale se atij po ia ndien mungesën fort. Dua Lipa ndodhet në Amerikën Jugore për koncerte, ndërsa i dashuri i saj Paul Klein, nuk është me të.
Megjithatë, këto ditë ai i dërgonte ca lule, të cilat bënin që Duas t’i eksplodojë zemra.
Dhe çifti i dashuruar më në fund është takuar në Argjentinë. Paul ka mbërritur të shkojë te Dua, duke e gëzuar shumë këngëtaren.
Dua që sapo fitoi çmimin Best Neë Artist në MTV Europe Music Awards, ka publikuar një video, përmes së cilës e shprehë gezimin e takimit me Klein, e aty dyshja shkëmbejnë puthje pasiononte.
“Dashuria më erdhi në Argjentinë”, ka shkruar Dua, në videon e publikuar. /Prive.al