Mall për babain: Arta Bajrami publikon një foto të tijën, ai ishte rapsod i njohur

By

Kanë kaluar disa ditë që kur nga jeta u nda babai i saj.

E këngëtarja kosovare Arta Bajrami, nuk ka ndaluar së shprehuri mërzinë për të, edhe në rrjetet sociale.

Këngëtarja vazhdimisht ka treguar se humbja e tij, e ka lënë me shumë dhimbje dhe ajo po e kujton herë pas here.

Një fotografi që ajo ka publikuar në Instagram, e ka shfaqë babain e saj të ndjerë, rapsodin e njohur Zejnullah Bajrami, në veshje kombëtare e me sharki në dorë.

“Gjithmonë babi”, ka shkruar Arta, plot mallëngjim për figurën e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm