Arbana Osmani duhet të bëjë kujdes, atë po e spiunojnë (FOTO)

By

Kohë të vështira kanë ardhur për të gjithë.

Në këtë epokë të digjitalizimit, thuajse asgjë s’ka mbetur private për ta shijuar.

As një tekst mesazh në telefon, asnjë fotografi ngase Interneti kurrë nuk harron dhe je lehtë i përgjueshëm edhe në skutat më private.

E kjo i ndodhi edhe Arbana Osmanit. Por, me një mace!

Me pak shaka, moderatorja e famshme shqiptare ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi, mjaft interesante.

Arbana teksa po shkruante në telefon, macja e saj i kishte ngulur sytë ekranit të vogël dhe njëmend duket sikur ajo po kupton të gjitha veprimet që moderatorja po kryen me telefonin e saj. /Prive.al

Spiuna gjithandej

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Artikuj të ngjashëm