Fjala e parë e fëmijës di të jetë “betejë” e vërtetë mes prindërve.
Nënat dhe baballarët “garojnë” se emrin e kujt shqipton së pari i shtrenjti i tyre.
Në një situatë të tillë ishin së fundmi Sara dhe Ledri për Poem e cila shqiptoi “baba” si fjalën e saj të parë.
E njëjtë duket të jetë edhe në një fëmijë tjetër shumë të dashur e të pëlqyer të estradës.
Fjala është për Malin, djalin e këngëtares Shkurte Gashi.
Ai ka thënë për herë të parë “baba”, siç e ka zbuluar Alberti përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Shkurte, na vjen keq! Këtë herë “fitoi” Alberti. /Prive.al