Fshirja e fotove të përbashkëta në rrjete sociale, si indikacioni më i qartë për krisje të mundshme mes çifteve zuri aplikim sërish kur edhe u kuptua në fund të javës që lamë pas se Majk dhe Majlinda Zeka i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Këngëtari i ‘Kcen’ nuk la asnjë foto me bukuroshen në Instagram teksa kjo e fundit zgjodhi të ‘zhdukej’ plotësisht nga rrjetet sociale me profilet e saj por megjithatë, gjurmët nuk kanë arritur të fshihen plotësisht.
Kjo për faktin se fotot e dyshes vazhdojnë të mbesin akoma në Facebook të Majkit i cili sipas gjasave mbetet një rrjet më dytësor, krahasuar me Instagramin.
Sinjale të ribashkimit nga dyshja aktualisht nuk janë dhënë teksa pak ditë pas ndarjes, aktiviteti për senzacionin e ‘Babastars’ po vazhdon normalisht. /Prive.al/