Majki dhe Onat, krejtësisht ndryshe në 2010-tën

By

Viti 2010 për Majkin dhe Onatin, dyshen e pandashme përbën një prej momenteve më të rëndësishme në karrierë.

Gjetja e artë e atij viti ishte projekti muzikor ‘Dea’ që u shndërrua në hit të pakontestueshëm për vite të tëra rresht teksa të paktën refrenin e kësaj kënge e dimë shumica edhe sot.

E duket se për këtë periudhë po tregohet së fundmi nostalgjik Majki kur edhe ka vendosur të rikthehet në kohë me një foto të 2010-tës.

Në të, krijuesit e hitit ‘Dea’ shfaqen shumë më të rinj e me stil tjetër, por mbi të gjitha edhe me mjaft kilogramë më pak. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm