E nisi me pak dhe tashmë është ndër këngëtarët më të njohur e më të kërkuar shqiptarë.
Të gjithë e mbajmë në mend atë nga grupi TDS, kur bashkë me dy miqtë e tij e grupin Skillz, këndonin këngën “Si manekene”.
E tash reperi Kastriot Rexha i njohur nën nofkën Majk, po i mbush sallat e klubeve të natës plot me publik dhe për këtë fakt, ai është tejet i lumtur.
Reperi ka publikuar në profilin e tij në Instagram disa imazhe kolazh, ku shfaqet pranë një audience të madhe.
“Vec një djalë i ri që po e bën ëndrrën realitet”, ka shkruar ai, në përshkrimin e fotografisë. /Prive.al