Majk jo vetëm këngëtar: Shumë shpejt në petk tjetër (FOTO)

By

Sot është një prej artistëve më të pëlqyer me projekte muzikore që njëri pas tjetrit shndërrohen në hite.

Por, asnjëherë nuk është ide e gabuar që të lundrosh në ujëra të rinjë.

Në këtë mënyrë ka vepruar këngëtari Majk, të cilin shumë shpejt do ta shohim në rolin e aktorit.

Mësohet se Majki do jetë pjesë e filmit ‘Diamanti’ si volum i dytë i projektit kinematografik ‘Zonjushat’.

Krah aktorëve më në zë si Luan Jaha, Ilir Prapashtica, Irena Cahani, Ylber Bardhi e Edona Reshitaj edhe këngëtari nga rradhët e Babastars do ketë një rol të tij.

Xhirimet e ‘Diamanti’ janë në proces e tutje dhe një pjesë do realizohet edhe të Hënën me 4 Dhjetor nga ora 21:30 në lokacionin dimëror të Zone Club.

Hyrja është e hapur për të gjithë në festën ku do performojë Majk dhe krahas argëtimit me muzikë dhe birra, do ketë vend edhe për punë në xhirime.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që këngëtarë të njohur provojnë kinematografikë por Majki në këtë petk do jetë definitivisht diçka që s’duhet humbur pa e parë. /Prive.al/

Image may contain: 1 person, sitting, beard and sunglasses

Artikuj të ngjashëm