Që kur u bë baba, edhe përditshmëria e tij po fillon të ndryshojë.
Me tu kthyer nga festa e ditëlindjes së Getoar Selimit në Tiranë, reperi kosovar Kastriot Rexha, është kujdesur që me të birin e tij dy muajsh Roanin, të kalojë kohë kualitative.
Majk e ka marrë për shëtitje Roanin e vogël, duke shkuar edhe në dyqanet ku shiten rroba për fëmijë.
Nga këto momente të bukura që ka kaluar me vogëlushin, në profilin e Majkut nuk kanë munguar as imazhet në rrjetet sociale. /Prive.al