Ekskluzive: Lajme jo fort të mira nga jeta private e Dua Lipës?!

By

Në mesin e një fillimi shumë të suksesshëm të vitit në skenën muzikore botërorë me dy super-bashkëpunime, gjërat duket se nuk po ecin në mënyrën më të mirë të mundshme edhe në jetën private për Dua Lipën.

Këngëtarja e hitit ‘Scared to Be Lonely’  po kalon periudhë të vështirë në lidhjen me Isaac Carew, modelin britanik dhjetë vite më të madh në moshë.

Prive nga burime shumë të sigurta pranë dyshes ka arritur të mësojë se marrëdhënia e çiftit është në krizë dhe zyrtarizimi i ndarjes mund të jetë tashmë vetëm çështje ditësh.

Kriza e thellë mes dyshes është reflektuar edhe në rrjete sociale.

Dua, imazhin e fundit në rrjete sociale me Isaac e ka të datës 2 Janar teksa britaniku i cili ka qenë në çdo hap përkrah Lipës ka tash e disa javë që nuk po e shoqëron në evenimente. Në ‘Brit Awards’ edhe pse të dy të pranishëm, nuk janë parë bashkë.

Ndryshe, Dua dhe Isaac nisën lidhjen e tyre në verën e vitit 2015 kur këngëtarja vetëm sa kishte filluar të ngjitet drejt shkallëve të suksesit teksa ndarja koincidon me një periudhë të suksesit me hite si ‘No Lie’ e ‘Scared To Be Lonely’ që po fortifikojnë pozitën e vajzës nga Prishtina në arenën ndërkombëtare të muzikës.

Artikuj të ngjashëm