Maître Gims për Dhurata Dorën: “Është një artiste që dua t’ia prezantoj Francës”

By

Së fundmi, është hedhur në treg bashkëpunimi i parë i Maître Gims me Dhurata Dorën që mban titullin “Only you”.

Para se kënga të lansohej, artisti kishte folur gjerë e gjatë për albumin e tij të ri për revistën NRJ.FR.

Ndër të tjerash ai thekson se ka një kohë që njeh Dhuratë dhe e adhuron punën e saj. Si rrjedhojë ai duhej ta ftonte atë për një këngë në albumin e tij.

“Jam fans i saj, më pëlqen puna e saj. E njoh që disa kohë. Absolutisht që doja ta ftoja”, shprehet artisti.

Më pas ai shton se dyshja arritën të përfundonin edhe videoklipin e këngës.

“Arritëm ta përfundonim. Ajo është një artiste që dua t’ia prezantoj Francës. Kjo sepse ajo ka talent!”, përfundon artisti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm