Lyrical Son – politikanëve: Kurrë hallall mos ju qoftë gjaku i dëshmorëve

By

Situata e rënduar politike me protestat e dhunshme të opozitës që rezultuan edhe me të lënduar duket se e ka irrituar shumë reperin Lyrical Son.

Ky përmes një postimi në Instagram ka shprehur mllefin e tij për politikanët që po veprojnë vetëm për interesa personale.

Mos me fol shume, e mos perça me teper kete popull, shkurt i bjen me thon, Harrone Parisin e Sirine e Terroistat e krejt kto ndodhite e botes (me keqardhje e them), o shikone oborrin e juaj o Shqipetar’… O kurre hallall mos ju qofte gjaku i deshmoreve, e sakrifica e ketij populli te mjere, qe udhehiqet nga kta PolitiKuaj, qe nuk ju intereson Kombi e as Shteti po Karrika… Zoti ju Marroftë ..!!!#PRAYFORKOSOVO. #HANIBASHK #PUNONIPERPOPULL. – ka shkruar Festimi në Instagram. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm