Disa javë më parë, i ftuar në emisionin NIN, Lyrical Son tregoi planet e PINT që në 2016-tën do jenë mjaft aktivë.
E duket se pas Kreshës, ka ardhur koha të publikohet kënga e re nga Festimi që pason suksesin e ‘Shush’ që goditi rëndë realitetin e hidhur shoqëror një vend.
Reperi ka postuar një foto në profilin e tij nën mbishkrimin ‘U bo shum gat’. Nuk dihet nëse ky është titulli i këngës së re apo thjesht mesazh që i paraprin projekteve të radhës.
Pos zhvillimeve në karrierë që përfshijnë edhe një album i cili mendohet të publikohet gjatë këtij viti, Lyrical Son poashtu pret të bëhet baba për herë të parë. /Prive.al/